Lidhje

Pheniani, kërcënime të reja ndaj Seulit


Korea e Veriut bëri kërcënime të reja ndaj Koresë së Jugut duke u zotuar për hakmarrje për protestat më të fundit në Seul që thotë se “dëmtuan dinjitetin” e udhëheqjes së Phenianit.

Ushtria e Veriut kërcënoi për veprime të menjëhershme kundër Jugut, në se nuk kërkon ndjesë për protestat e së hënës, gjatë të cilave u dogjën fotografi të udhëheqësve koreano-veriorë.

Deklarata u lexua sot në televizionin shtetëror.

Kërcënimi vjen ndërsa koreano-veriorët vazhdojnë festimet dy-ditore të ditëlindjes së themeluesit të ndjerë Kim Il Sung. Shumë kishin pritur që kjo ngjarje do të shoqërohej me një provë provokuese raketash por, festimet e së hënës kaluan pa ndonjë incident.
XS
SM
MD
LG