Lidhje

Koreja e Veriut anulon një shfaqje të përbashkët me Jugun


Koreja e Veriut anuloi një shfaqje të përbashkët kulturore me Jugun e planifikuar të mbahej përpara Lojërave Olimpike Dimërore, njoftoi të hënën Ministria e Bashkimit të Koresë, në Seul.

Pheniani fajësoi shtypin koreano-jugor për inkurajimin e ndjenjave të "fyerjes" publike në lidhje me Veriun dhe anuloi ngjarjen e 4 shkurtit që do të mbahej në veri për të festuar lojrat e pritshme olimpike. Seuli shprehu keqardhje për anulimin e koncertit dhe sipas agjensisë Reuters, i kërkoi fqinjit t’i qëndrojë të gjitha marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve.

Javën e kaluar, dymbëdhjetë lojtare të hokejit në akull të Koresë së Veriut kaluan kufirin për të formuar ekipin e parë të bashkuar, që nga koha kur dy koretë u ndanë pas luftës së viteve 1950.

Por zemërimi i koreano-jugorëve lidhur me ekipin e kombinuar është rritur dhe ata besojnë se ky ishte një dorëzim nga ana e Presidentit Moon Jae-in me qëllim për të siguruar pjesmarrjen e Phenianit në Lojrat Olimpike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG