Lidhje

SHBA dhe Koreja e Jugut fillojnë manovra ushtarake


Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara filluan manovrat e përbashkëta ushtarake, nën kërcënimin e Koresë së Veriut për t’u hakmarrë.

Në manovrat dy javore marrin pjesë rreth 25 mijë forca amerikane dhe 50 mijë forca koreano-jugore.

Manovrat e përvitshme shkaktojnë përherë reagime kërcënuese në Phenian, i cili i sheh ato si një përgatitje për të pushtuar veriun, megjithë këmbënguljen si të Uashingtonit edhe të Seulit, se manovrat kanë natyrë mbrojtëse.

XS
SM
MD
LG