Lidhje

Pheniani pritet të lirojë shpejt 3 amerikanë


Zyrtarët në SHBA thanë se Koreja e Veriut mund të lirojë së shpejti tre amerikanë të burgosur nga autoritetet e këtij vendi.

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani, anëtar i ekipit ligjor të presidentit Donald Trump, tha gjatë në interviste televizive për Fox News, se amerikanët pritet të lirohen sot.

Mbrëmë, në një postim në twiter presidenti Trump la të kuptohet lirimin së shpejti të tyre. "Siç e dinë të gjithë, administrata e kaluar ka kërkuar prej kohësh që tre pengje të lirohen nga një kamp pune në Korenë e Veriut, por pa sukses”, shkruante zoti Trump.

Ndërkohë zoti Trump dhe udhëheqësi i Phenianit Kim Jong Un kanë rënë dakord të takohen ballë për ballë, edhe pse nuk është përcaktuar ende një datë dhe vendi i takimit.

Tre koreano-amerikanët aktualisht janë të burgosur në Korenë e Veriut. Dy prej tyre Tony Kim dhe Kim Hak Song jepnin mësim në universitetin për Shkencën dhe Teknologjinë të Phenianit, i vetmi universitet privat në vend. Ata u ndaluan në vitin 2017 dhe u akuzuan për pjesëmarrje në aktivitete anti-shtetërore si dhe përpjekje për përmbysje të qeverisë.

Koreano-amerikani i tretë Kim Dong Chul, u arrestua në tetor 2015. Në 2016 ai u dënua për spiunazh, me 10 vjet punë të rëndë në burg.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG