Lidhje

Presidenti Trump falenderon Kim Jong Unin për kthimin e eshtrave të 55 ushtarëve amerikanë


Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu mirënjohjen ndaj udhëheqësit koreano-verior Kim Jong Un të premten për kthimin tek autoritetet amerikane të 55 arkivoleve me eshtra që mendohet se janë të ushtarëve amerikanë të vrarë në Luftën e Koresë, mbi gjashtë dekada më parë.

Ky është hapi i parë i Phenianit drejt zbatimit të marrëveshjes së arritur në samitin e rëndësishëm të qershorit në Singapor.

Premtimi për kthimin e eshtrave të ushtarëve të vrarë amerikanë u cilësua si një gjest i vullnetit të mirë nga Kim Jong Un në qershor, dhe megjithëse realizimi i tij zgjati më shumë se sa do të dëshironte Uashingtoni, ky gjest rikthen shpresat për përparim në bisedimet bërthamore.

Dorëzimi i eshtrave gjithashtu përkoi me përvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Armëpushimit për Luftën e Koresë.

Ndërkaq, të premten, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un vizitoi një varrezë të veteranëve të tij.

Armëpushimi, i nënshkruar më 1953, u dha fund luftimeve, por dy Koretë janë teknikisht në luftë, sepse ato ende nuk kanë nënshkruar një traktat paqeje.

Pheniani po bën thirrje për një përfundim zyrtar të luftës si një hap i parë i procesit të paqes.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG