Lidhje

Tërmeti godet ishullin Kos të Greqisë


Një tërmet goditi përsëri mbrëmë ishullin Kos të Greqisë, një ditë pas tërmetit 6,7 ballësh që la dy të vrarë dhe plagosi rreth 500 të tjerë.

Instituti i Gjeodinamikës në Athinë njoftoi se pasgoditja e parë ndodhi rreth orës 8 të mbrëmjes dhe u pasua 16 minuta më vonë me një tjetër tronditje të Tokës, prej 4,6 ballësh.

Zyrtarët e ishullit janë duke i bërë vlerësime dëmeve ndaj monumenteve kulturore dhe infrastrukturës, si kështjellës së shekullit të 14-të dhe ndërtesave të tjera të lashta.

Mes stukturave të dëmtuara nga tërmeti ishte porti dhe minarja e një xhamie të vjetër.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG