Lidhje

Kosovë, ndeshje miqësore në emër të paqes


Në Kosovë, ushtarë të KFOR-it luajtën sot në një ndeshje futbolli, për të kujtuar Marrëveshjen e Krishtlindjes të vitit 1914, që u shoqërua me një ndeshje futbolli.

Ndeshjen sot e organizoi Ambasada britanike në Kosovë, për ushtarët e Forcës së K-Forit e NATO-s në Kosovë. Një shekull më parë, gjatë Luftës së Parë Botërore, në ditën e Krishtlindjes ushtarët gjemranë dhe ata anglezë i braktisën llogoret dhe shkuan në pika të Frontit të Perëndimit për një marrëveshje jo-zyrtare mes ushtarëve, duke luajtu futboll me njëri tjetrin.

Idhtarët e sportit e vlerësojnë atë ditë si një provë historike se sporti mund të shërbejë si ura më e mirë ndërlidhëse në momentet e kontradiktave mes vendeve. Sot, në ditët moderne, në Prishtinë, ndeshja ku morën pjesë lojtarë nga 15 vende të ndrsyhme përfunosi me rezultatin 5-5.

XS
SM
MD
LG