Lidhje

Serbia miratoi planin e marrëveshjes me Kosovën



Qeveria e Serbisë miratoi të dielën në mbrëmje planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Në një komunikatë për opinion të qeverisë serbe thuhet se kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç e ka njoftuar shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian për këtë vendim.

Beogradi vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, por është pajtuar të përfshihet në një proces normalizimi të marrëdhënieve në përpjekje për t’u afruar me strukturat e Bashkimit Evropian.

Qeveria e Kosovës, miratoi të premten planin e zbatimit të marrëveshjes me Serbinë, një plan rreth të cilit të mërkurën janë pajtuar në parim kryeministrat e të dyja vendeve, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç. S

ipas planit, zbatimi i marrëveshjes përfshinë disa elemente themelore siç janë, rregullimi i kuadrit ligjor të të dyja palëve, rrugët e krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovë, çështjet e policisë e gjyqësisë dhe zgjedhjet për pushtetin lokal.

Sipas planit tërë marrëveshja duhet të zbatohet brenda gjashtë muajve të ardhshëm.

Marrëveshja rreth së cilës janë dakorduar të dy kryeministrat me 19 prill, u siguron serbëve në veri të Kosovës një shkallë të lartë të autonomisë.

Marrëveshja është mbështetur nga diplomacia euro perëndimore e cila e sheh atë si një hap të të dyja vendeve drejt integrimeve evropiane.

Komisioni Evropian miratoi propozimin që Serbisë t’i jepet data e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosovës ajo e negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit.

Por, vendimi i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për këtë çështje që do të merret në fund të muajit qershor, varet nga zbatimi i marrëveshjes në terren.

Serbia për marrëveshjen me Kosovën
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:06 0:00
XS
SM
MD
LG