Lidhje

Kosovë: Zgjedhje të jashtëzakonshme në Podujevë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shpalli të premten 15 marsin ditë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarin e komunës së Podujevës, një komunë në veri të Prishtinës.

Në një njoftim të zyrë së tij thuhet se “presidenti Thaçi e ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Podujevës, në përputhje me vendimin e tij dhe ligjin në fuqi”.

Vendimi pasoi formimin e qeverisë së re të Kosovës dhe emërimin e kryetarit të deritashëm të kësaj komune, Agim Veliu, në postin e ministrit të Brendshëm.

Zoti Veliu ishte zgjedhur kryetar i komunës në zgjedhjet lokale të vitit 2017.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG