Lidhje

Shqipëria dhe Kosova me konsullatë të përbashkët në Milano


Qeveritë e të dyja vendeve qenë pajtuar për hapjen e konsullatave të përbashkëta në deklaratën për bashkëpunim dhe partneritet strategjik të nënshkruar në janar të vitit 2014 në Prizren

Të martën në Milano të Italisë është përuruar Konsullata e re e Shqipërisë, në të cilën do të kryhet edhe përfaqësimi konsullor i Kosovës. Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe ai i Kosovës, Enver Hoxhaj duke e përuruar konsullatën thanë se kjo ditë paraqet “një kaptinë të re të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, për të ofruar shërbime të përbashkëta konsullore”.

Ata besojnë se do të vazhdojnë me këtë ritëm edhe në vende të tjerë të botës.

Po ashtu, do të jetë një pikë reference për bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës e Italisë, pasi ky rajon është ndër më të pasurit dhe më të zhvilluarit në botë dhe do të shndërrohet në adresën kryesore të kërkesave të qytetarëve tanë për të mbrojtur interesat e tyre e për të promovuar të drejtat dhe identitetin”, tha ministri Hoxhaj.

Ndërsa, ministri Bushati, tha se “konsullata përbën një hap të rëndësishëm në kuadër të partneritetit strategjik mes dy vendeve dhe është një tregues i qartë i punës dhe vullnetit për të qenë sa më pranë bashkëkombësve, duke iu ofruar atyre shërbime sa më cilësore dhe transparente”.

Hapja e konsullatës së përbashkët në Milano është zotim i dy qeverive i arritur në mbledhjen e përbashkët në Prizren, në janar të këtij viti në të cilin ishte arritur pajtimi për hapjen e konsullatave në vende ku ka prani të njërit shtet apo ku mund të hapet për herë të parë në ndonjë vend të caktuar.

XS
SM
MD
LG