Lidhje

Kosovë, aktakuzë ndaj ministrit të infrastrukturës, Pal Lekaj


Kosovo, public prosecutor office

Prokuroria e Posaçme e Kosovës, ngriti të enjten aktakuzë ndaj ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, për shpërdorim të pozitës zyrtare në kohën sa ishte kryetar i komunës së Gjakovës.

Ngritjen e aktakuzës për Zërin e Amerikës e konfirmuan zyrtarë të Prokurorisë së Shtetit.

Sipas akuzës, ministri Lekaj, dyshohet për dy vepra penale, të përvetësimit në detyrë dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ministri Lekaj nëpërmjet një komunikate tha se “në asnjë rast e rrethanë nuk kam vepruar ndryshe përveç se në harmoni me ligjin dhe në ndihmë për qytetarët e shumtë që kanë përfituar nga subvencionet të cilat i ka shpërndarë Komuna e Gjakovës”.

Zoti Lekaj tha se do të respektoj çdo vendim të organeve të drejtësisë pavarësisht siç tha “tendencës së trysnisë”.

Kjo është aktakuza e dytë brenda një jave ndaj dy ministrave të qeverisë së Kosovës. Javën e kaluar, Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngriti aktakuzë edhe ndaj ministrit të Inovacionit, Besim Beqaj, i përfshirë në skandalin e përgjimeve telefonike, që u bë i njohur si rasti "pronto", për shkak të përdorimit të kësaj fjale gjatë komunikimeve.

Vëzhguesit e sistemit të drejtësisë thonë se aktakuzat e fundit mund të lidhen edhe me përpjekjet e shtetit të Kosovës për të dëshmuar rezultate në luftën kundër korrupsionit, i cili mbetet kushti i fundit për liberalizimin e vizave.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG