Lidhje

Kryetari i Prizrenit akuzohet për korrupsion


Misioni i EULEX-it akuzoi kryetarin e komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë zyrtarë të tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit bëri të ditur se është ngritur një aktakuzë për korrupsion kundër kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë zyrtarëve tjerë të kësaj komune.

Aktakuza e ngritur nga një prokuror i EULEX-it, ngarkon zotin Muja dhe pesë të tjerët për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit.

Akuza përfshinë pretendime për shfrytëzimin dhe përfitimin e kundërligjshëm nga toka që i takon komunës së Prizrenit dhe vepra të tjera që kanë çuar në shkeljen e rëndë të të drejtave të një numri të paditësve në konteste civile, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Zoti Muja është duke ushtruar për të dytën herë me radhë mandatin e kryetarit të komunës së Prizrenit. Ai vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës
XS
SM
MD
LG