Lidhje

Kosovë: 480 të prekur me COVID-19 – Serbia dhuron 1 mijë teste


Autoritetet në Kosovë konfirmuan të premten mbrëma 31 raste të të prekurve nga koronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se prej tyre 15 raste janë nga komuna e Ferizajt, 9 raste nga komuna e Vitisë, 2 raste nga Prishtina dhe nga 1 raste në Fushë Kosovë, Skenderaj, Shtime, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Rastet e reja e çuan në 480 numrin e përgjithshëm të të prekurve nga COVID-19, nga të cilët 12 kanë humbur jetën, ndërsa 84 janë shpallur të shëruar.

Deri të premten mbrëma janë kryer 4 mijë e 124 raste. Qeveria e Kosovës i gjet nën kritika për mungesë testesh të premten.

Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti tha se një mijë teste janë në depot e kësaj ministrie dhe teste të tjera do të mbërrijnë sonte përfshirë edhe 1 mijë teste dhuratë nga Serbia.

Gjatë javës ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia dhe ai i Serbisë, Zllatibor Llonçar, biseduan në një video-konferencë të organizuar nga ministria e Jashtme italiane lidhur me urgjencën e përballjes me COVID-19. Në një njoftim thuhet se të dyja palët shkëmbyen pikëpamje dhe diskutuan veprimet për të trajtuar pandeminë.

Komunikimi u mbështet nga diplomatët amerikanë në Prishtinë dhe në Beograd të cilët thanë se është inkurajuese të shohësh ministrat e shëndetësisë duke bashkëpunuar si fqinjë, për t'iu shërbyer dhe mbrojtur të gjitha komunitetet në Kosovë dhe Serbi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG