Lidhje

Kosovë: Radhë të gjata për t’u vaksinuar kundër COVID-19


Radhë të gjata u krijuan të mërkurën në qendrën e vaksinimit kundër COVID-19 në Prishtinë ku nga sot filloi vaksinimi i personave mbi moshën 65 vjeç. Zyrtarë të qendrës thanë se radhët u shkaktuan për shkak të keqinformimit, ndërsa qytetarët që po prisnin i thanë Zërit të Amerikës së vaksina është shpresë për të tejkaluar gjendjen me pandeminë e COVID-19.

Kosovë: Radhë të gjata për t’u vaksinuar kundër COVID-19
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:38 0:00

“Po të mos kishim shpresë atëherë ku do të ishim. Kemi shpresë dhe mendojmë se do ta tejkalojmë këtë sfidë”, tha qytetari Ekrem Smajli.

“Ka pak tollovi, qe 45 minuta jemi duke prit por besoj që kryhet. Nuk është e organizuar mirë po besoj që rregullohet”, tha Agni Dika.

“Kam ardhë për t’u vaksinuar. Me radhë nuk jam i kënaqur të them të vërtetën sepse distanca nuk po mbahet hiq dhe ka grumbuj. A nuk po e gjejmë ne a nuk është në rregull me këta që e organizojnë vaksinimin por ishalla mbërrijmë ta marrim dhe po presim”, tha një tjetër qytetar që po priste në radhë.

Deri më sot, në Kosovë janë vaksinuar rreth 30 mijë persona, një shifër kjo shumë e ulët sipas ekspertëve shëndetësorë të cilët thonë se me këtë ritëm do të duhet një kohë e gjatë për të imunizuar popullatën kundër COVID-19.

Të mërkurën Kosova mori pakon e dytë të dozave të vaksinës kundër COVID-19, nëpërmjet programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Autoritetet vendase e ndërkombëtare morën pjesë në një ceremoni të marjes së vaksinës së prodhuar nga kompania AstraZeneca, nga gjithsej 100 mijë e 800 doza që janë premtuar për Kosovën në kuadër të programit COVAX. Deri më tash nga ky program Kosova ka marr më shumë se 62 mijë vaksina.

Kosova tashmë ka marrë edhe një pjesë të mbi 95 mijë vaksinave të zotuara nga Bashkimi Evropian, por mbetet vendi i fundit në rajon me numrin e të vaksinuarve.

Qeveria e Kosovës e ka shpallur përparësi luftën kundër pandemisë, ndërsa është zotuar për vaksinimin e 60 për qind të popullsisë deri në fund të vitit.

Deri të martën në Kosovë janë konfirmuar 106 mijë e 538 raste të të prekurve nga COVID-19, ndërsa 2 mijë e 213 veta kanë humbur jetën nga pasojat e koronavirusit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG