Lidhje

Shënohet viktima e parë në Kosovë nga COVID-19


Autoritetet në Kosovë thanë se në mëngjesin e së dielës u shënua viktima e parë e virusit COVID-19.

Klinika Infektive në Prishtinë tha se i vdekuri është një 82 vjeçar nga fshati Dumnicë i komunës së Podujevës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se ai “ishte pranuar në Klinikën Infektive më 16 mars në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive. Pacienti ka pasur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike të mushkërive”.

Viktima e parë në Kosovë nga Covid-19
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:55 0:00

Në orët e mbrëmjes së të dielës autoritetet thanë se janë regjistruar edhe dy raste të reja të të prekurve me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se njëri nga rastet është një 50 vjeçare nga fshati Vrapçiç i komunës së Gjilanit, ndërsa tjetri një 53 vjeçar nga fshati Domanek i komunës së Malishevës.

Me këto dy raste numri i të prekurve shkoi në 33.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më herë gjatë ditës ngushëlloi familjen e viktimës, ndërsa falënderoi institucionet shëndetësore “për përkushtimin, vendosmërinë dhe profesionalizmin që po tregojnë në këto rrethana të rënda. Ne duhet t’i ndihmojmë mjekët, duke qëndruar të mbyllur në shtëpitë tona dhe duke i zvogëluar mundësitë e përhapjes më të madhe të këtij virusi. Institucionet e shtetit duhet të jenë të gatshme, që në rast nevoje të shpallet menjëherë Gjendja e Jashtëzakonshme. Duke punuar së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë!”, shkroi ai.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që t'i propozojë qeverisë masat shtesë në kuadër të gjendjes emergjente me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, përkatësisht “kufizimin e qarkullimit të automjeteve dhe qytetarëve në orare të caktuara në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.

Autoritetet thanë të shtunën se dy tri javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për luftën kundër koronavirusit ndërsa po u bëjnë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e vendosura për pengimin e përhapjes së virusit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG