Lidhje

Kosovë: Shkon në 91 numri i të prekurve nga koronavirusi


Të shtunën mbrëma autoritetet në Kosovë thanë se janë konfirmuar edhe tri raste të reja të të prekurve nga virusi COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në orët e mbrëmjes së një i prekur është konfirmuar në Prishtinë.

Më herët ky institut tha se dy raste të tjera të të prekurve kishin qenë në kontakt persona që ishin konfirmuar më herët si të infektuar. Njëri prej tyre është nga Podujeva dhe tjetri nga Prishtina.

Rastet e reja e çuan në 91 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Deri tash në Kosovë është regjistruar vetëm një rast vdekjeje nga pasojat e virusit, ndërsa një pacient është shëruar.

Autoritetet po u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e vendosura për të penguar zgjerimin e infektimit. Që nga e shtuna është ndaluar lëvizja e qytetarëve dhe makinave nga ora 17 deri në orën 6 të mëngjesit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG