Lidhje

Kosovë: Shkon në 94 numri i të prekurve me COVID-19


Të dielën mbrëma autoritetet në Kosovës konfirmuan edhe tri raste të reja të të prekurve me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se dy prej tyre janë nga Prishtina dhe një nga fshati Kijevë i komunës së Malishevës dhe të tre ishin në kontakt me persona.

Rastet e sotme e çuan në 94 numrin e të prekurve.

Autoritetet janë vënë në përpjekje për të penguar zgjerimin e infektimit dhe një varg masash që ishin përcaktuar më herët si mbyllja e shkollave, janë zgjatur deri më 6 prill, deri kur do të vlejë edhe masa e ndalimit të lëvizjes së qytetarëve dhe makinave nga ora 17 deri në orën 6 të mëngjesit.

Kosovë: Rriten rastet me koronavirus
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:37 0:00

Policia e Kosovës tha të dielën se 41 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit për shkak të mosrespektimit të këtij orari.

Deri tash në Kosovë është regjistruar vetëm një rast vdekjeje nga pasojat e virusit, ndërsa një pacient është shëruar.

Sipas të dhënave zyrtare deri tash në Kosovë janë testuar mbi një mijë persona si të dyshuar për koronavirus, ndërsa kanë arritur edhe shtatë mijë teste të reja në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, si dhe janë porositur edhe dhjetë mijë teste të tjera.

Mosha më e prekur deri tash nga ky virus në Kosovë është mes 20 dhe 29 vjeç, ndërsa mosha më së paku e prekur është mes 60 dhe 69 vjeç, ndërkaq komuna me numrin më të madh të të infektuarve është Malisheva.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG