Lidhje

Kosovë: Shkon në 184 numri i të prekurve nga COVID-19


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha të martën në mbrëmje se janë konfirmuar gjatë ditës 19 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, një prej tyre është konfirmuar pas vdekjes.

Në një njoftim të institutit thuhet se gjatë ditës së martë janë testuar 259 mostra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën e studentëve në Prishtinë.

Sipas institutit, “rastet pozitive janë raste kontakti, shtatë prej tyre me vendbanim në fshatin Smrekonicë të komunës së Vushtrrisë, tre me vendbanim në Prishtinë, dy me vendbanim në fshatin Senik të Malishevës dhe nga një rast në fshatin Llashkadrenovc të Malishevës, Ferizaj, Klinë, Gjakovë, Gjilan, Kamenicë dhe Vushtrri”.

Po ashtu instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se janë shëruar edhe gjashtë pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 30.

Rastet e fundit sipas institutit e çuan në 184 numrin e të prekurve nga korona virusi dhe në 5 numrin e personave që kanë humbur jetën nga pasojat e tij.

Por, në të dhënat e Institutit Kombëtar nuk përfshihen edhe rastet e të infektuarve nga radhët e komunitetit serb.

Sipas zyrtarëve lokal të komunave me shumicë serbe në ato mjedise janë konfirmuar 33 të prekur ndërsa një ka vdekur derisa po kurohej në një spital në qytetin e Nishit në Serbinë jugore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG