Lidhje

Kosovë: Shkon në 224 numri i të prekurve me COVID-19


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë konfirmoi në mesnatën e së mërkurës edhe 14 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Të gjitha këto raste janë nga kontaktet me persona të infektuar më herët. Katër prej tyre janë nga komuna e Vushtrrisë, dy nga ajo e Malishevës dy nga Prishtina, dy nga Mitrovica e Veriut dhe nga nje rast nga komunat e Suharekës, Klinës, Lipjanit e Zveçanit.

Me herët të mërkurën autoritetet thanë se një grua 66 vjeçare nga komuna e Malishevës që po trajtohej në Klinikën Infektive në Prishtinë nga 4 prilli, ndërroi jetë. Sipas mjekëve ajo vuante edhe nga sëmundje të tjera.

Po të mërkurën autoritetet i shpallën të shëruar edhe 7 veta duke e çuar në 37 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Më rastet e së mërkurës numri i të prekurve nga COVID-19 ka shkuar në 224, ndërsa numri i të vdekurve në gjashtë.

Numri më i madh i të prekurve është në komunën e Malishevës ku janë konfirmuar 66 raste e pasuar nga Prishtina me 25, Vushtrria me 21, Mitrovica e Veriut me 20 raste, Gjilani me 18 e kështu me radhë.

Në të dhënat e publikuara të mërkurën, janë përfshirë për herë të parë edhe rastet e të prekurve në komunat e banuara me shumicë serbe.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG