Lidhje

Kosovë: Shkon në 423 numri i të prekurve nga COVID-19


Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë konfirmoi të mërkurën mbrëma 36 raste të reja të të prekurve nga COVID-19.

Sipas institutit 9 raste janë nga komuna e Ferizajt, 8 raste nga komuna e Kamenicës 5 raste nga komuna e Prizrenit 3 raste në Gjakovë, 2 raste në Prishtinë, 2 raste Mitrovicën e Veriut dhe nga 1 rast në Suharekë, Lipjan, Viti, Malishevë, Istog, Deçan dhe Zveçan.

Rastet e konfirmuara të mërkurën e çuan në 423 numrin e përgjithshëm të të prekurve nga të cilët 9 kanë humbur jetën ndërsa 71 janë shpallur të shëruar.

Nga mëngjesi i së mërkurës në Kosovë ka filluar zbatimi i masave të rrepta të kufizimit të lëvizjes, i cili lejon qytetarët e moshës mbi 16 vjeçare dhe nën 65 vjeç, të dalin nga shtëpitë një herë në ditë për një orë e gjysmë për t’u furnizuar me mallra të domosdoshme.

Kufizimet e vendosura nga ministria e shëndetësisë si pjesë e përpjekjeve për të penguar zgjerimin e infektimeve, u kritikuan nga partitë politike që i cilësuan ato si kundër kushtetuese.

Ambasada amerikane ne Prishtinë bëri thirrje të mërkurën për zbatimin e masave të ministrisë së Shëndetësisë dhe udhëzimeve të autoriteteve komunale në për të penguar përhapjen e COVID-19.

Gjatë së mërkurës, ministria e Jashtme italiane organizoi një video-konferencë ndërmjet ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia dhe atij të Serbisë, Zlatibor Lonçar, e cila siç thuhet ishte e e përqendruar në urgjencën e përballjes me COVID-19. Në një njoftim thuhet se të dyja palët shkëmbyen pikëpamje në terren dhe diskutuan veprimet për të trajtuar pandeminë.

Diskutimi, i cili u ndoq nga forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë u përqendrua në rëndësinë e bashkëpunimit në mënyrë që të pengohet në mënyrë efektive përhapja e COVID-19 në rajon.

Në fillim të prillit ambasada amerikane në Prishtinë bëri thirrje që të lihen anash ndarjet ndërmjet komuniteteve në kohën e përballjes më virusin COVID-19.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG