Lidhje

Kosovë: Shkon në 510 numri i të prekurve me COVID-19


Autoritetet në Kosovë konfirmuan të shtunën mbrëma 30 raste të reja të të prekurve me COVID-19.

Rastet u konfirmuan pas 242 testeve të kryera. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, 11 raste janë nga komuna e Suharekës, 9 raste nga komuna e Shtimes, 2 nga Fushë Kosova, 2 në Gjakovë, 2 në Gjilan dhe nga 1 rast në Drenas, Klinë, Viti dhe Kamenicë.

Rastet e së shtunë së cuan në 510 numrin e përgjithshëm të të prekurve nga koornavirusi nga pasojat e të cilit kanë humbur jetën 12 persona.

Të shtuan janë shpallur të shëruar 9 veta duke e çuar në 93 numrin e të shëruarve.

Që nga fillimi i përballjes më pandeminë në Kosovë janë kryer 4 mijë e 366 teste.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG