Lidhje

Kosovë: Shkon në 561 numri i të prekurve me COVID-19


Kosovo/Covid-19
Kosovo/Covid-19

Të dielën mbrëma, autoritetet në Kosovë konfirmuan 51 raste të reja të të prekurve nga COVID-19.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. 13 raste janë nga komuna e Zubin Potokut, 12 raste nga komuna e Ferizajt, 10 raste nga komuna e Vitisë 6 raste nga Mitrovica e Veriut, 4 raste nga Zveçani, 2 raste nga komuna e Leposaviqit 2 raste nga komuna e Prishtinës dhe nga një rast nga komuna e Prizrenit dhe e Pejës.

Rastet e reja e çuan në 561 numrin e përgjithshëm të të prekurve në Kosovë. Nga të cilët deri tani 12 veta kanë humbur jetën, ndërsa 102 janë shpallur të shëruar.

Që nga fillimi në Kosovë janë kryer gjithsej 4 mijë e 656 teste.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG