Lidhje

Kosovë: 39 raste të reja me COVID-19


Autoritetet në Kosovë konfirmuan 39 raste të reja të të prekurve nga COVID-19, nga gjithsej 255 teste të kryera gjatë së enjtes.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se nga rastet e reja, 26 janë nga komuna e Pejës, 9 raste nga komuna e Prizrenit, 2 raste në Mitrovicën e Veriut dhe nga 1 rast në Istog dhe Zveçan.

“Numri i madh i rasteve të konfirmuara sot në Pejë janë si pasojë e pjesëmarrjes në një ceremonial mortor më 6 prill 2020, përkundër masave të ndalimit të grumbullimit në masë të qytetarëve. Si pasojë e këtij veprimi deri më tani janë diagnostikuar 36 raste pozitive me COVID-19”, thuhet në njoftim.

Rastet e së enjtes e çuan në 669 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Më herët gjatë se enjtes, autoritete konfirmuan vdekjen e një 53 vjeçari nga komuna e Prizrenit. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 19.

Të enjten 21 veta u shpallën të shëruar, duke e çuar në 159 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Deri tani në Kosovë janë kryer 5 mijë e 627 teste.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG