Lidhje

Kosovë: Shkon në 703 numri i të prekurve nga koronavirusi


Të premten mbrëma autoritetet në Kosovës konfirmuan 34 raste të reja të të prekurve nga COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se rastet u konfirmuan pas 263 testeve.

Sipas institutit 15 raste janë nga komuna e Gjilanit, 6 raste nga komuna e Prizrenit, 5 raste nga komuna e Ferizajt, 2 raste nga komuna e Dragashit, dhe nga 1 rast në Prishtinë, Skenderaj, Malishevë dhe Zveçan.

Rastet e së premtes e çuan në 703 numrin e përgjithshëm të të prekurve në Kosovë.

Deri tani 19 veta kanë humbur jetën nga pasojat e koronavirusit, ndërsa 162 janë shpallur të shëruar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG