Lidhje

Kosovë: 7 të prekur nga koronavirusi


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë konfirmoi të premten mbrëma 7 raste të reja të të prekurve nga COVID-19, pas 221 testeve.

Sipas institutit 6 raste janë nga komuna e Prizrenit dhe 1 nga komuna e Suharekës.

Rastet e reja e çuan në 813 numrin e përgjithshëm të të prekurve nga të cilët 22 veta kanë humbur jetën.

Po të premten autoritetet thanë se 27 persona janë shpallur të shëruar duke e çuar në 298 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Deri tani janë kryer 7 mijë e 644 teste.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG