Lidhje

Kosovë: Dhjetë raste të reja të të prekurve nga koronavirusi


Autoritetet në Kosovë thanë të shtunën se janë konfirmuar 10 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi, pas 231 testeve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësi Publike tha se 5 raste janë nga komuna e Mitrovicës, 3 nga komuna e Prizrenit dhe 2 raste nga Rahoveci.

Rastet e së shtunës e çuan në gjithsej 823 numrin e të prekurve nga koronavisuri, nga pasojat e të cilit kanë humbur jetën 22 veta.

Po të shtunën autoritetet thanë se 38 pacientë janë shëruar duke e çuar në gjithsej 336 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

E shtuna shënon ditën e gjashtë me radhë që numri i të infektuarve është shumë më i vogël sesa numri i të shëruarve.

Autoritete kanë paralajmëruar lehtësimin e kufizimeve të vendosura në kuadër të përpjekjeve për të penguar zgjerimin e infektimeve..

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG