Lidhje

Kosovë: 11 raste të reja me COVID-19


Autoritetet në Kosovë konfirmuan të hënën mbrëma 11 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi pas 196 testeve të kryera.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se 5 raste janë nga komuna e Vushtrrisë, 3 raste nga komuna e Prizrenit, 2 nga komuna e Prishtinës dhe 1 rast nga komuna e Ferizajt.

Rastet e së hënës e çuan në 895 numrin e përgjithshëm të të prekurve nga koronavirusi nga pasojat e të cilit kanë humbur jetën 28 veta, ndërsa 657 janë shpallur të shëruar.

Deri tani në gjithë Kosovën janë kryer 10 mijë e 130 teste.

Tri ditët e fundit shënuan një rritje të rasteve të të prekurve pas më shumë se një jave që ishte përshkuar më numër shumë të vogël të të infektuarve dhe numër të lartë të të shëruarve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG