Lidhje

Kosovë: 6 të vdekur dhe 187 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Autoritetet në Kosovë thanë të enjten se ka arritur në 108 numri i viktimave nga koornavirusi që nga fillimi i pandemisë.

Në 24 orët e fundit gjashtë persona humbën jetën ndërsa 187 nga 424 të testuar dolën se janë të infektuar.

Kosovë: 6 të vdekur dhe 187 raste të reja me COVID-19
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:25 0:00

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se me rastet e konfirmuara të shtunën, Prishtina prinë me gjithsej 92 raste e pasuar nga komuna e Pejës 12 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Istog, Mitrovicë e Veriut, Rahovec dhe Shtime.

Rastet e së hënës e çuan në 5 mijë e 118 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, nga të cilët deri tani të shëruar janë shpallur 2 mijë e 370 raste, ndërsa 2 mijë e 640 mbeten raste aktive.

Kosova po përballet me periudhën më të vështirë shëndetësore që nga paraqitja e koronavirusit në mesin e muajit mars.

Qeveria e Kosovës vendosi të hënën masa të reja për të parandaluar përhapjen e virusit.

Me këto masa qytetarët e Kosovës janë të detyruar të bartin maskat në çdo veprimtari jashtë shtëpive të tyre dhe mbajtjen e distancës fizike prej 2 metrash.

Personat mbi 65 vjeç dhe qytetarët me sëmundje kronike do të kenë orar të shkurtuar të lëvizjes.

Po ashtu qeveria ka pezulluar punën në çerdhet publike dhe private, aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura, tregjet publike të automjeteve dhe tregjet e kafshëve, ceremonitë fetare në Institucionet fetare, ndalimi i grumbullimit të qytetarëve më shumë se 5 persona në sheshet publike, parqe dhe të ngjashme

Në vendimin e qeverisë thuhet se qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi, për të hyrë në Kosovë duhet të prezantojnë një test negativ për koronavirus, jo më të vjetër se 72 orë.

XS
SM
MD
LG