Lidhje

Kosovë: 4 të vdekur dhe 119 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Autoritetet në Kosovë thanë të mërkurën se ka arritur në 112 numri i viktimave nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë.

Në 24 orët e fundit katër persona humbën jetën ndërsa 119 nga 420 të testuar dolën se janë të infektuar.

Kjo është një shifër më e ultë e të prekurve, pas ditësh kur numri i tyre ishte vazhdimisht mvi 200.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për gazetarë tha se autoritetet do të rrisin kapacitetet për testime në mënyrë që të vëzhgohet më mirë situata e pandemisë.

Ndërsa, udhëheqësi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani tha se “situata ka filluar të normalizohet të jetë më e qetë dhe më nën kontroll”.

Sipas autoriteteve aktualisht në klinikat e Kosovës dhe spitalet rajonale po trajtohen 314 raste të konfirmuara me virusin COVID-19.

Rastet e publikuara sot e çuan në 5 mijë e 237 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, nga të cilët deri tani të shëruar janë shpallur 2 mijë e 462 raste, ndërsa 2 mijë e 663 mbeten raste aktive.

Autoritetet kanë vendosur një varg masash për të rrepta në përpjekje për të frenuar zgjerimin e infektimeve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG