Lidhje

Kosovë: 6 të vdekur dhe 103 raste të reja me COVID-19


Autoritetet në Kosovë thanë të premten se ka arritur në 124 numri i viktimave nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë.

Në 24 orët e fundit gjashtë persona humbën jetën, ndërsa 103 nga 459 të testuar dolën se janë të infektuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se rastet e konfirmuara të premten janë nga Prishtina gjithsej 28 raste, komuna Podujevë 16 raste, komuna Ferizaj 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Suharekë 3 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik dhe Skenderaj.

Rastet e reja e çuan në 5 mijë e 472 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, nga të cilët deri tani të shëruar janë shpallur 2 mijë e 640 raste, ndërsa 2 mijë e 708 mbeten raste aktive.

Autoritetet kanë vendosur një varg masash më të rrepta në përpjekje për të frenuar zgjerimin e infektimeve të cilat po mbikëqyren nga policia e Kosovës.

Drejtori i policisë, Rashit Qalaj tha se janë angazhuar 4 mijë zyrtarë të saj për të zbatuar masat e qeverisë kundër koronavirusit.

“Ne jemi të angazhuar mjaft shumë edhe nëpër rrugë rreth asaj se si duhet që qytetarët t’i respektojnë masat. Jemi duke shfrytëzuar edhe Kodin Penal që rastet në fjalë t’i trajtojmë edhe nga aspekti penal në mënyrë që t’i bindim qytetarët që t’u përmbahen masave”, tha zoti Qalaj.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG