Lidhje

Kosovë: 10 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet shëndetësore në Kosovë thanë se 10 veta kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga pasojat e koronavirusit, duke e çuar në 448 numrin e përgjithshëm të vdekurve që nga fillimi i pandemisë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se pas 584 testeve të kryera në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 162 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi.

Rastet e reja sipas institutit janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Dragash 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Istog dhe Kamenicë.

Rastet e fundit e çuan në 12 mijë e 168 numrin e përgjithshëm të të prekurve. Përgjatë 24 orëve të fundit, janë shpallur të shëruar 220 pacientë duke e çuar në 8 mijë e 149 numrin e përgjithshëm të të shëruarve, ndërsa 3 mijë e 571 mbeten raste aktive.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG