Lidhje

Pandemia në Kosovë: 15 të vdekur e 775 raste të reja në 24 orët e fundit


Autoritetet në Kosovë thanë se 15 veta kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga pasojat e koronavirusit.

Instituti Kombëtar u Shëndetësisë Publike tha se përgjatë kësaj kohe janë kryer 1 mijë e 903 teste dhe janë konfirmuar 775 raste të reja të të prekurve nga ky virus.

Rastet e reja e çuan në gjithsej 37 mijë e 28 numrin e të infektuarve dhe në 963 numrin e atyre që kanë humbur jetën.

PO gjatë 24 orëve të fundit, janë shpallur të shëruar 553 veta, duke e cuar në 22 mijë e 960 numrin e përgjithshëm të të shëruarve. Edhe më tej 13 mijë e 375 mbeten raste aktive.

Autoritetet po bëjnë thirrje për respektim të vendimit për bartje të detyrueshme të maskave, mbajtje të higjienës dhe respektim të distancës fizike.

Vendi është nën masa kufizuese për frenimin e përhapjes së infektimeve, ndërsa autoritetet thanë se spitalet janë shumë të ngarkuara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG