Në Kosovë në 24 orët e fundit janë konfirmuar 22 viktima të COVID-19 një numër rekord që nga fillimi i pandemisë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se 9 prej atyre që humbën jetën janë nga Prishtina. Vdekjet e 24 orëve të fundit e çuan në 1 mijë e 62 numrin e atyre që kanë humbur jetën nga pasojat e koronavirusit.
Gjatë 24 orëve të fundit, po ashtu janë kryer 1 mijë 510 teste dhe janë konfirmuar 627 raste të reja të të infektuarve.
Deri sot numri i personave të prekur arriti në 41 mijë e 299.
Po gjatë 24 orëve të fundit, janë shpallur të shëruar 543 veta duke e çuar në 26 mijë e 453 numrin e të shëruarve, ndërsa 13 mijë e 784 mbeten raste aktive.
Prishtinë është sërish e para me 286 raste të konfirmuara në 24 orët e fundit.