Lidhje

Kosovë: 17 te vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit


Autoritetet në Kosovë konfirmuan të mërkurën se 17 veta kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga pasojat e infektimit me COVID-19.

Po gjatë kësaj periudhe, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë konfirmuar 781 raste të reja të të prekurve nga kjo sëmundje. Rezultatet pasuan 3 mijë e 634 teste të kryera në terren.

Rastet e fundit e çuan në 84 mijë e 498 numrin e përgjithshëm të të prekurve dhe ne 1 mijë e 803 numrin e atyre që kanë humbur jetën nga pasojat e koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas institutit janë shpallur të shëruar 764 veta duke e çuar 69 mijë e 887 raste numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Aktualisht 12 mijë e 808 llogariten si raste aktive.

Prishtina me 243 raste të reja është qyteti me numrin më të madh të të infektuarve.

Instituti tha se numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave parandaluese, ndërsa tërhoqi vërejtjen se spitalet janë të mbingarkuara.

Kosova është vendi i vetëm në Evropën Juglindore që nuk ka asnjë vaksinë kundër COVID-19.

Qeveria e re e kryeministrit Albin Kurti, që mori detyrën një ditë më parë e ka shpallur përparësi luftën kundër pandemisë, ndërsa është zotuar për vaksinimin e 60 për qind të popullsisë deri në fund të vitit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG