Lidhje

Kosovë: 11 të vdekur nga pasojat e koronavirusit në 24 orët e fundit


Në Kosovë autoritetet thanë se 11 veta kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga pasojat e COVID-19.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë konfirmuar 1 mijë e 682 raste të të prekurve nga koronavirusi.

Aktualisht 776 persona janë duke u trajtuar nëpër spitale nga të cilët 32 janë në gjendje të rëndë.

Infektimet janë shtrirë gjithandej Kosovës dhe shifrat e ditëve të fundit e bëjnë gushtin një nga periudhat më të rënda që nga shpërthimi i pandemisë.

Që nga 1 gushti deri më sot janë konfirmuar rreth 20 mijë raste të reja.

Autoritetet thonë se pjesa më e madhe janë të prekur nga varianti ngjitës Delta i koronavirusit dhe po bëjnë thirrje për vaksinim në masë.

Që nga marsi i vitit 2020 kur në Kosovë janë konfirmuar 125 mijë të prekur nga COVID-19, nga pasojat e të cilit kanë humbur jetën 2 mijë e 315 veta.

Nga 20 gushti, qeveria vendosi masa të reja kufizuese përfshirë ndalimin e dasmave e ahengjet dhe shkurtimin e orarit të punës së kafeneve e restoranteve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG