Lidhje

Kosovë: Nëntë të vdekur dhe 546 të prekur nga COVID-19


Kosovo/Covid-19
Kosovo/Covid-19

Kosova shënoi të mërkurën rekord të ri të të prekurve me virusin COVID-19 brenda një dite. Të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike tregojnë se nga një mijë e 626 teste të kryera, 546 persona janë konfirmuar si të infektuar me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 arriti në 21 mijë e 545 derisa me nëntë persona të vdekur brenda 24 orëve të fundit, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga pasojat e kësaj sëmundjeje shkoi në 714.

Kryeqyteti prin me numrin më të madh të të infektuarve, përkatësisht 286 raste, pasuar nga Gjakova me 37, Fushë Kosova 31, Prizreni 28, Ferizaj 27 dhe disa komuna të tjera.

Kosova po përballet ditëve të fundit me rritje të numrit të të prekurve me koronavirus, derisa autoritetet kanë vënë masa të reja kufizuese në përpjekje për të frenuar përhapjen e këtij virusi.

Masat e reja, siç është kufizimi i lirisë së lëvizjes për qytetarët mbi moshën 65 vjeç, dhe kufizimi i orarit të punës për disa veprimtari, që u vendosën të hënën, pritet të rishqyrtohen pas 2 javësh.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG