Lidhje

Kosovë: 11 të vdekur dhe 730 raste të reja me COVID-19


Të dielën autoritetet në Kosovë thanë se 11 veta kanë humbur jetën nga pasojat e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se pas 1 mijë e 794 testeve, janë konfirmuar 730 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi.

Rastet e reja e çuan në 24 mijë e 155 numrin e përgjithshëm të të prekurve dhe në 755 numrin e viktimave që nga muaji mars.

Numri më i madh të prekurve në 24 orët e fundit është në Prishtinë me 312 raste.

Instituti tha se gjatë 24 orëve të fundit, janë shpallur të shëruar 75 pacientë, duke e çuar në 16 mijë e 122 numrin e përgjithshëm të të shëruarve, ndërsa numri i rasteve aktive është 7 mijë e 278.

Vendi është i mbyllur gjatë fundjavës më vendim të qeverisë e cila vendosi që nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00, t’u ndalohet veprimtaria të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, për të frenuar zgjerimin e infektimeve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG