Lidhje

Veseli: Mos liberalizimi i vizave - racizëm i skajshëm


Kadri Veseli, Kryetar i Parlamentit të Kosovës
Kadri Veseli, Kryetar i Parlamentit të Kosovës

Kryetari i Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli tha të mërkurën se mos marrja e një vendimi pozitiv në dhjetor nga Bashkimi Evropian për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, do të ishte racizëm i skajshëm.

Ai i bëri këto komente pas mbledhjes së kryesisë së parlamentit, një ditë pasi që kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha se ka ende shumë vende anëtare të Bashkimit Evropian që janë skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në shtator, Parlamenti Evropian, votoi me shumicë votash në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Votimi në parlament u hapi rrugë bisedimeve me vendet anëtare të Bashkimit Evropian për këtë çështje.

Çështja e liberalizimit të vizave vazhdon të mbetet një nga shqetësimet më të mëdha të qytetarëve të Kosovës, në një kohë kur janë hapur mundësitë për një vendim pozitiv.

Kryetari i parlamentit, Kadri Veseli, tha se tashmë janë përmbushur të gjitha kriteret teknike. Ai tha se askush nuk ka të drejtë t’u heqë qytetarëve të Kosovës të drejtën për të udhëtuar lirshëm.

“Nuk duhet lejuar askënd të na privojë nga e drejta e cila na takon. E drejta na takon që në dhjetor të merret vendim marrja e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave ndryshe ky është qëndrimi im tash politik, është racizëm, është racizëm i skajshëm”,tha zoti Veseli.

Zoti Veseli kritikoi zyrtarët evropianë për futjen e liberalizimit të vizave si çështje politike.

“Liberalizimi i vizave nuk është çështje politike por tërësisht teknike. Tani kanë filluar të dëgjohen edhe zëra se qenka edhe politike. Do të jetë një vet goditje për vlerat e Bashkimit Evropian”,tha ai.

Kosova vazhdon të mbetet vendi i fundit në rajon që mbetet pa liberalizim të vizave dhe e fundit në proceset drejt integrimeve evropiane

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG