Lidhje

Takim Jahjaga - Mogherini në Bruksel


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, priti të hënën në Bruksel, presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, e cila të enjten më 7 prill përmbyllë mandatin e saj.

Në një njoftim të zyrës së zonjës Mogherini thuhet se të dyja zyrtaret e larta biseduan për situatën aktuale në Kosovë dhe rëndësinë e funksionimit të institucioneve.

Ato janë pajtuar rreth rëndësisë së bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe posaçërisht, zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese në të mirë të qytetarëve.

Për më tepër, thuhet në njoftim, ato biseduan për bashkëpunimin më të fortë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe rajoni në përpjekje për t'u përballur me sfidat e përbashkëta siç janë zhvillimi ekonomik dhe situata e sigurisë përfshirë luftën kundër radikalizmit.

Zonja Mogherini vlerëson se "bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me presidenten Jahjaga ka ndihmuar shumë hapa pozitiv në marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian e Kosovës, përfshirë edhe hyrjen ne fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit më 1 prill".

XS
SM
MD
LG