Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, bëri të ditur se ka arrestuar në veriun e Kosovës, një zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, nën dyshimet për krime lufte dhe krime të pasluftës ndaj civilëve shqiptar.
Zëdhënësi i këtij misioni, Blerim Krasniqi, tha se në fshatin Leshak të komunës së Leposaviqit, është arrestuar Dragan Delibashiç, por pa dhënë hollësi të tjera.
Dragan Delibashiç, vepronte në veriun e Kosovës në rolin e komandantit të policisë serbe dhe ishte emëruar në atë post pas luftës nga qeveria e Serbisë, një strukturë e cila nga Prishtina konsiderohej e paligjshme. Ai njihej edhe si drejtues i formacionit “Rojat e Urës”, një organizatë që synonte pengimin e rikthimit të shqiptarëve në veriun e Mitrovicës, një zonë e banuar me shumicë serbe.
Dyshimet në bazë të të cilave është arrestuar ai përfshijnë edhe ngjarjet e muajit shkurt të vitit 2000 në veriun e Mitrovicës, kur gjatë trazirave të dhunshme qenë vrarë dhjetë shqiptarë.
Nën të njëjtat dyshime, ditë më parë u arrestua edhe politikani lokal serb në Mitrovicë, Oliver Ivanoviç.