Lidhje

Kosovë, letërkëmbim mbi mandatin e misionit të EULEX-it


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka dorëzuar të hënën zyrtarëve të Bashkimit Evropian letërkëmbimin me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, lidhur me përmbylljen e mandati i deritanishëm i misionit të EULEX-it.

Përmbajtja e letrës, sipas zyrës së presidentit të Kosovës, është negociuar në mes autoriteteve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe parasheh përfundimin e mandatit ekzekutiv dhe shkurtimin e rolit të EULEX-it në një mandat vëzhgues dhe këshillues në fazën e përmbylljes së misionit.

“Ka qenë një dekadë e vlefshme për Kosovën”, citohet të ketë thënë presidenti Thaçi në këtë takim, duke nënvizuar se “institucionet e Kosovës kanë përfituar shumë nga bashkëpunimi me EULEX-in duke ngritur kapacitetet vendore për të marrë plotësisht përgjegjësitë në sektorin e sundimit të ligjit”.

Sipas komunikatës presidenti Thaçi vlerësoi se “EULEX-i ka qenë mision i suksesshëm dhe nga kjo përvojë edhe Bashkimi Evropian mund të nxjerrë mësime të rëndësishme për misionet e ngjashme në të ardhmen”.

Më 15 qershor, Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë, pritet të ndryshojë mandatin dhe praninë e tij. Misioni i ardhshëm do të jetë i përqendruar në përmbylljen e kalimit të plotë të përgjegjësive tek institucionet e Kosovës.

EULEX-i u vendos në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së saj nga Serbia në shkurt të vitit 2008.

Ndonëse ishte shkurtuar dhe ndryshuar nëpër vite, ai ruante fuqi ekzekutive dhe trajtonte krimet e luftës por edhe krimin e organizuar dhe korrupsionin në rastet që vlerësoheshin me të ndejshme për t’u trajtuar nga prokurorët dhe gjykatësit vendas.

Dhjetë vjet pas vendosjes në Kosovë, njohësit e fushës së sundimit të ligjit thonë se misioni i tij mbeti i pa përmbushur, përballë pritjeve të qytetarëve të Kosovës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG