Lidhje

BE do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë


Shefja e politikës së jashtme të BE-së Catherine Ashton i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentes Atifete Jahjaga që BE-ja të vëzhgojë zgjedhjet e 8 qershorit

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka vendosur të dërgojë në Kosovë një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të tetë qershorit.
BE-ja do te vezhdoje zgjedhjet ne Kosove
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:43 0:00


Vendimi i saj pasoi ftesën e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga që një misioni i Bashkimit Evropian të vëzhgojë zgjedhjet, me qëllim të sigurimit të një procesi demokratik dhe të drejtë zgjedhor në tërë Kosovën.

Vendimin e bëri publik në një takim me presidenten Jahjaga, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian Samuel Zbogar, sipas të cilit misioni do të jetë i ngjashëm me misionin e vëzhguesve që përcolli zgjedhjet komunale të vitit 2013.

Zoti Zbogar nënshkroi një marrëveshje për këtë çështje me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka. Misioni do të ketë rreth 100 vëzhgues, një pjesë e të cilëve do të arrijnë në Kosovë gjatë kësaj jave për të ndjekur gjithë procesin.

Ai tha se vendosja e vëzhguesve në Kosovë dëshmon edhe përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj të ardhmes evropiane të saj, ndërsa pret që zgjedhjet të jenë të lira e demokratike.

Shiko komentet (1)

Ky forum është mbyllur
XS
SM
MD
LG