Në Kosovë, policia tha se një shpërthim i ri ka ndodhur gjatë natës në veriun e Mitrovicës të banuar me shumicë serbe.
Shpërthimi që kaloi pa pasoja në njerëz, ka ndodhur në shtëpinë e një pjesëtari të komunitetit boshnjak, punonjës i zyrës administrative të Kosovës në veriun e Mitrovicës.
Policia tha se nuk dihet ende asgjë për autorët e mundshëm të këtij shpërthimi, i cili la pas vetes dëme materiale.
Sulmi u dënua ashpër nga shefja e zyrës administrative në veri, Adriana Hoxhiç, sipas së cilës me veprime të tilla qartazi synohet destabilizimi i situatës në Mitrovicë dhe frikësimi i qytetarëve.
Vetëm gjatë dy muajve të fundit në veriun e Mitrovicës kanë ndodhur rreth 20 shpërthime në pronat e qytetarëve të komuniteteve të ndryshme, ndërsa një pjesë e këtyre sulmeve ishin drejtuar ndaj punonjësve të zyrës administrative të themeluar nga qeveria e Kosovës.
Funksionimi i kësaj zyreje, nuk është parë me sy të mirë nga një pjesë e përfaqësuesve serbë në veri, të cilët nuk pajtohen me shtrirjen e autoritetit të Prishtinës në zonë.

Shiko komentet (1)
Ngarko komente të tjera