Në Kosovë, policia bëri të ditur se në pjesën veriore të Mitrovicës janë djegur gjatë natës zyrat e Nismës qytetare të drejtuar nga politikani serb Oliver Ivanoviç.
Policia tha se nuk ka pasur dëme në njerëz, ndërsa sipas hetimeve paraprake, bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.
Ende nuk dihet asgjë për autorët apo motivet e mundshme të këtij incidenti.
Ndërsa vet Oliver Ivanoviç, u ka thënë medieve serbe se incidenti mund të ketë motive politike.