Lidhje

Shkarkohet zv/drejtorja e Agjencisë së Zbulimit të Kosovës


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkarkuan nga detyra zëvendësdrejtoren e Agjencisë së Zbulimit Vlora Hyseni.

Në një njoftim të qeverisë nuk jepen më shumë hollësi përveç se vendimi është mbështetur në ligjin mbi këtë agjenci.

"Vendimi për shkarkim e obligon znj. Vlora Hyseni të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar. Gjithashtu, znj. Vlora Hyseni, sipas vendimit, obligohet që të ruaj të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht sesi i është dhënë qasja në to apo si i ka pranuar ato, apo në çfarëdo forme tjetër ka arritur të posedoj informacione të klasifikuara", thuhet në një njoftim të zyrës së kryeministrit, në të cilin theksohet se "zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme".

Zonja Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtore në shkurt të vitit 2019, pasi më parë kishte shërbyer si drejtore për marrëdhënie me jashtë në Agjencinë e Zbulimit.

Në muajin prill Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, emëruan Petrit Ajetin në postin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Zbulimit të Kosovës. Zoti Ajeti është shefi i gjashtë me radhë i kësaj agjencie e cila u themelua pas pavarësisë së Kosovës, e cila u shpall në shkurt të vitit 2008. Tre prej shefave të saj dhanë dorëheqje ndërsa dy u shkarkuan gjatë kësaj periudhe.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG