Lidhje

Protestë në mbështetje të Oliver Ivanoviçit


Me thirrjet “Liri për Oliverin, “ Ndaloni gjykimet politike”, “Gjykoni në bazë të drejtësisë dhe jo forcës” e të tjera, grupe qytetarësh serbë protestuan të premten në veriun e Mitrovicës në mbështetje të politikanit lokal serb Oliver Ivanoviç, i dënuar për krime lufte.

Më 21 janar, një gjykatë e drejtuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit e shpalli fajtor kryetarin e Nismës qytetare Serbia, Drejtësia, Demokracia, Oliver Ivanoviç dhe e dënoi me nëntë vjet heqje lirie nën akuzat për “krime lufte kundër popullatës civile”.

Të enjten Gjykata e Apelit në Kosovë vendsoi që ai të dërgohet në paraburgim në pritje që vendimi të bëhet i plotfusishëm.

Vendimi i së enjtes nxiti reagime të zyrtarëve serbë të cilët ishin shprehur të zemëruar edhe me dënimin e Oliver Ivanoviçit, duke paralajmëruar madje se dënimi i tij mund të ndikojë edhe në procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Oliver Ivanoviç, i cili është përfshirë në politikë që nga përfundimi i luftës në Kosovë, në zgjedhjet për pushtetin komunal të vitit 2013, ishe kandidat për postin e kryetarit të komunës së veriut të Mitrovicës.

XS
SM
MD
LG