Lidhje

Kosovë, ndahet nga jeta gazetari Ganimet Klaiqi


Pas një sëmundjeje të rëndë është ndarë nga jeta të hënën në mëngjes gazetari i të përditshmes Koja Ditore, Ganimet Klaiqi.

I lindur më 26 janar të vitit 1965 në fshatin Poliçkë të komunës së Kamenicës në Kosovën Lindore, në vitin 1997 kishte nisur punën në këtë të përditshme.

Viteve të fundit ai ishte angazhuar edhe në mësimdhënie.

Koha Ditore dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e cilësuan vdekjen e tij si një humbje të madhe për familjen, për miqtë dhe për kolegët gazetarë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG