Lidhje

Ndahet nga jeta gazetari Ibrahim Rexhepi


Të hënën në Kosovë në moshën 64 vjeçare, u nda nga jeta, gazetari Ibrahim Rexhepi.

I lindur në në Slivovë të komunës së Ferizajt, në vitin 1976 filloi punën në gazetën e përditshme "Rilindja" ku punoi deri në mbylljen e saj nga autoritetet serbe në vitin 1990, bashkë më rrënimin e autonomisë së Kosovës.

Më pas zoti Rexhepi punoi në të përditshmen “Koha Ditore” dhe në Koavision.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke shprehur ngushëllimet me rastin e vdekjes së gazetarit Rexhepi, tha se ai "do të kujtohet gjithmonë si një profesionist i vërtetë i gazetarisë dhe ekspert i fushës së ekonomisë, dhe se vdekja e tij e parakohshme është humbje e madhe për të gjithë komunitetin e gazetarëve në Kosovë".

Grupi "Koha" ku zoti Rexhepi kishte punuar për një kohë të gjatë tha se "me shuarjen e tij të parakohshme, gazetaria e Kosovës dhe ajo shqiptare ka humbur një profesionist të madh, ndërsa familja dhe kolegët një person jashtëzakonisht të përkushtuar dhe të dashur".

Ngushëllime familjes dhe kolegëve u kanë shprehur edhe përfaqësues institucionesh e partish politike në Kosovë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG