Lidhje

Ndahet nga jeta gazetari Qani Mehmedi


Qani Mehmedi
Qani Mehmedi

Të martën, pas një sëmundje të rëndë, u nda nga jeta gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Qani Mehmedi.

I lindur më 12 mars të vitit 1953 në Dragomisht të Vogël të Kërçovës në Maqedoni, ai përfundoi studimet për gazetari dhe diplomaci në Universitetin e Prishtinës dhe më pas studimet postdiplomike në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës në Maqedoni.

Para luftës së Kosovës ai kishte punuar në gazetat ”Bota e re “ dhe “Zëri i Rinisë” dhe më pas ishte redaktor në Radio Televizionin e Prishtinës. Pas mbylljes së tij ai punoi në Radio Zagreb dhe në Radio Televizionin Shqiptar.

Pas luftës në Kosovë punoi redaktor në Radio Televizionin e Kosovës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG