Të premten mbrëma në Prishtinë pas një sëmundjeje të shkurtër vdiq gazetari i njohur Hivzi Krasniqi.
Gazetar shumëvjeçar i Radio Prishtinës para mbylljes së saj në vitin 1990, Hivzi Krasniqi pas luftës punoi në Radiotelevizionin e Kosovës. Përgjatë jetës së tij kishte punuar edhe në disa medie tjera, përfshirë Radio Dukagjini dhe Radiotelevizionin 21.
Përtej gazetarisë ai ishte një nga tekstshkruesit më të njohur me mbi 1 mijë tekste këngësh që ishin bërë shumë të popullarizuara përgjatë viteve.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, tha të shtunën se "vdekja e tij është një humbje e madhe për gazetarinë. Krasniqi do të mbahet mend si mjeshtër i rrallë, që i ka shërbyer me devotshmëri profesionit. Veprat e tij do të mbeten shembull për brezat e ardhshëm".
Facebook Forum